TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2023, 17:32

Dhunë në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar, kapiteni godet me kokë arbitrin e ndeshjes Shënkolli-Sopoti dhe e bën për spital

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar,

Dhunë në ndeshjen Shënkolli-Sopoti 1-1, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë.

“Panorama Sport” mëson se arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85.

Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës. Loja nuk vazhdoi më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF.

shënkolli sopoti kategoria e dytë

Lini një Përgjigje