
Rubin Hebaj është shëndërruar në një protagonist absolut te skuadra e FC Andijan. Ai është një nga futbollistët që po udhëheq listën e golashënuesve të kampionatit uzbek, teksa në 20 ndeshje ka shënuar 12 gola si dhe ka regjistruar 2 asiste.
Shkodrani ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve, që në ndeshjen e fundit, i dedikuan një koreografi spektakolare, ku shfaqej Hebaj në versionin “Game Of Thrones”, teksa në krah ishte vendosur edhe një banderolë në gjuhën shqipe ku shkruhej “Luftëtar Hebaj”. Një nderim i veçantë ky për Hebajn, i cili po kalon një moment spektakolar te skuadra nga Uzbekistani.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje