
Juventusi ia ka dalë të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë Veronës. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Serisë A, bardhezinjtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0.
“Zonja e Vjetër” shënoi dy herë me anë të Moize Kin, por të dy golat e sulmuesit italian u anuluan nga VAR-i. Goli i minutës së 13 u anullua për pozicion të parregullt, ndërsa ai i minutës së 53 për një faull para se Kin të tundte rrjetën e kundërshtarit.
Goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 96 nga Kambiaso, i cili i dha të tijëve një fitore mjaft të vlefshme.
Të besuarit e Alegrit, pas kësaj fitoreje renditen në vendin e parë me 23 pikë. Në krahun tjetër, Verona renditet në vendin e 16 me 8 pikë të grumbulluara pas 10 ndeshjeve.
Lini një Përgjigje