TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2023, 14:26

Dalin pamjet e rrëmbimit të prindërve të Luiz Diaz, lirohet e ëma, fati i babait të tij mbetet mister (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dalin pamjet e rrëmbimit të prindërve të Luiz Diaz, lirohet

Futbollisti kolumbian, Luiz Diaz, ka kaluar orë makthi pasi persona të armatosur i rrëmbyen prindërit e tij në Barrancas, La Guajira. Prindërit e sulmuesit të Liverpulit po udhëtonin me një automjet kur grupi i armatosur i ndoqi me motoçikleta.

Pak orë pasi lajmi u bë publik, nëna e futbollistit, e quajtur Silenis, u lirua nga rrëmbyesit, ndërsa bashkëshorti i saj, Luis Manuel u mbajt sërish peng.

Por tani sulmuesi mund të marrë frymë lirisht, pasi i ati është shpëtuar nga duart e pengmarrësve nga policia kolumbiane. Sipas mediave lokale, ka pasur një shkëmbim zjarri në një zonë pranë kufirit me Venezuelën, pasi ata po mundoheshin të kalonin kufirin bashkë me pengun.

Gjatë këtij shkëmbimi zjarri raportohet se kanë mbetur të vdekur dy nga rrëmbyesit, por gjithçka pritet të konfirmohet se shpejti nga komunikata zyrtare e forcave të rendit kolumbiane, të cilat u mobilizuan masivisht sapo u mor vesh ngjarja e rrëmbimit të Luis Manuel Diaz dhe Silenis Marulanda.

luis diaz futbollisti kolumbian i liverpulit

Lini një Përgjigje