
Ka nisur shpërndarja e çmimeve për futbollistët më të mirë të vitit në Theatre du Chatelet, në Paris Francë. Çmimi i parë i mbrëmjes i takon një argjentinasi dhe bëhet fjalë pikërisht për portierin Emiliano Martinez, i cili luan për skuadrën angleze të Aston Villa.
Fituesi i Botërorit dhe lojtari kyç i asaj finale madhështore përballë Francës është kurorëzuar me çmimin Portieri më i mirë i viti 2023.
Ndërkohë që trofeun për të riun më të mirë të sezonit e fitoi Jude Bellingham i cili luan për skuadrën spanjolle të Real Madrid.

Pas çmimit të “Kopa Trophy” për talentin më të mirë, të vitit radhën për t’u “shpërndarë” e kishte trofeu “Socrates”, i cili gjithashtu ka shkuar të një nga “yjet” e “galaktikëve” të Real Madrid.
Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Vinicius Junior, i cili është nderuar nga France Football me këtë çmim, pas punës së tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Mbrëmjen e sotme, në Paris, të Francës do të jepet dhe çmimit më i rëndësishëm individual në botën e futbollit “Topit i Artë”, ku padyshim dueli i shumëpritur është ai mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland.
Lini një Përgjigje