TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2023, 21:00

Nis ceremonia e “Topit të Artë” 2023, gati çmimet për më mirët e vitit

Shkruar nga Pamfleti

Nis ceremonia e “Topit të Artë” 2023, gati çmimet

Ka nisur në orën 20:45, në Theatre du Chatelet, në Paris ceremonia e “Topit të Artë” 2023. Kush do të zbresë nga froni Karim Benzema-n? Kjo është pyetja që të gjithë bëjnë! Favorit kryesor është Lionel Messi, i cili ka bërë për vete trofeun individual plot 7 herë.

Messi, gjithashtu, u shpall kampion bote me Argjentinën, duke treguan klasin e tij edhe në nivel kombëtaresh.

Kandidaturë e fortë e Erling Haaland (Manchester City). Ylli norvegjez që po shëndrrit në botën e futbollit ka fituar gjithçka këtë vit, ku mund të përmendim Premier League, Champions League dhe FA Cup. Në listë është edhe sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Botërorin e Katarit.

Çmime të tjera që priten me interes të shpërndahen janë “Topi i Artë” për femra, portieri më i mirë dhe trofeu për të riun më të mirë të sezonit. Kush do ia dalë mbanë gjithçka do të mësohet sonte.  

topi i artë messi

Lini një Përgjigje