TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2023, 17:20

Vinisius Jr fitoi çmimin Sokrates, protestë zyrtare nga skuadra e Valencias, “Topi i Artë” kthehet në çështje diplomatike

Shkruar nga Pamfleti

Vinisius Jr fitoi çmimin Sokrates, protestë zyrtare nga skuadra e

Ndër çmimet e dhëna gjatë natës gala të ceremonisë së “Topit të Artë” 2023 ishte edhe çmimi Sokrates.

Çmimi i emëruar në kujtim të ish-mesfushorit të Korinthians, Fiorentinës dhe kombëtares braziliane, i cili u nda nga jeta në vitin 2011, u diplomua për mjekësi dhe me profesion ishte mjek para se t’i përkushtohej futbollit, i rezervohet lojtarit që shquhet gjatë vit kalendarik për nismën më të mirë të solidaritetit.

Në vitin 2023 çmimi iu dha sulmuesit të Realit të Madridit, Vinisius për krijimin e Istituto Vini Jr. në Sao Gonçalo, qytetin e tij të lindjes, i cili ofron arsim për fëmijët në kushte të pafavorshme.

Megjithatë, dhënia e çmimit shkaktoi një rast të vërtetë diplomatik, i lidhur me imazhin e zgjedhur nga organizata e “Topit të Artë” për ceremoninë e ndarjes së çmimit për Vinisius.

Fotoja në fjalë është ajo që portretizon sulmuesin brazilian duke protestuar kundër thirrjeve raciste që pësoi gjatë ndeshjes së majit të kaluar në Valencia. Në fakt, në sfond dallohen fanelat e skuadrës bardhezi dhe fytyrat e lojtarëve Komert dhe Mamardashvili.

Valencias nuk i pëlqeu zgjedhja, duke publikuar një postim zyrtar në shenjë proteste në orët e vona të mbrëmjes për përdorimin e një imazhi që i referohet “sjelljes së izoluar që klubi ka ndjekur me urgjencë dhe vendosmëri, duke aplikuar sanksionet më të rënda të mundshme ndaj të përfshirëve”.

Ne përsërisim dënimin tonë më absolut të racizmit, por kërkojmë gjithashtu respektin më të madh për tifozët tanë dhe klubin tonë”, thuhet në postimin e publikuar në llogarinë zyrtare të Valencias në X (ish-Twitter).

valencia vinisius zhunior sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje