TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2023, 19:47

Reshjet e dendura të shiut në Shkodër pezullojnë ndeshjen Shqipëri-Irlandë, UEFA pezullon me 1 orë futbollin e femrave

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të shiut në Shkodër pezullojnë ndeshjen

Reshjet e dendura të shiut, detyrojnë drejtuesit e UEFA-s që të pezullojnë përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kombeve në futbollin e femrave, mes Shqipërisë dhe Irlandës.

Me përfundimin e pjesës së parë, për delegatët e UEFA-s ishte e pamundur të luhej futboll në stuhinë e shiut që ka përfshirë Shkodrën. Ata kanë vendosur shtyrjen e pjesës së dytë me rreth 1 orë.

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll femrave, luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, në grupin B1, duke pritur kombëtaren e Irlandës.

shqipëri-irlandë futbolli i femrave liga e kombeve uefa

Lini një Përgjigje