
Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mundi 2-1 Skënderbeun, në ndeshjen e Superiores të mbajtur në “Elbasan Arena”. Dinamovitët zhbllokuan sfidën që në minutën e tetë me Kaçorrin. Mysafirët nga Korça u kundërpërgjigjën pas disa minutash me Nikaj.
Pjesa e parë ishte tejet emocionuese, pasi solli një tjetër gol. Lorenco Vila dërgoi topin pas shpinës së portierit Marko Alia, në minutën e 30-. Pjesa e dytë ishte e ekuilibruar, me skuadrat që u treguan të kujdesshme në prapavijë. Me këtë rezultat, Dinamo mbetet e fundit me 11 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë.
Lini një Përgjigje