TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2023, 16:30

Abramoviç në telashe edhe pas largimit nga “Blutë e Londrës”, Premier Liga heton Çelsin për dy transferimet në epokën e rusit

Shkruar nga Pamfleti

Abramoviç në telashe edhe pas largimit nga “Blutë e

Autoritetet e Premier Ligës kanë nisur një hetim për dy transferimet e Çelsit në epokën e Roman Abramoviç, raporton “The Times”. Bëhet fjalë për transferimin e yjeve Uillian dhe Samuel Eto'o në “Stamford Bridge” nga rusët e Anzhi Makhaçkala, pikërisht 10-vite më parë.

Çelsi pagoi 30 milionë paund për anësorin brazilian dhe sulmuesi kamerunas mori një ulje prej 10 milionë paundësh për të lehtësuar lëvizjen. Sipas informacioneve të “Times”, hetimi ka nisur për gjoja pagesa shtesë të padeklaruara ndaj palëve të treta me origjinë ruse dhe nuk dihet pse 10-vjet më vonë ka ardhur deri te ky rast.

Biznesmeni rus Roman Abramoviç ndau rrugët me klubin e Londrës Perëndimore verën e kaluar, kur u detyrua nga qeveria britanike të shiste “Blutë” për shkak të sanksioneve të rënda të vendosura pas aksionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Abramoviç ishte presidenti më i suksesshëm në historinë e Çelsit, duke e çuar ekipin drejt trofeve të mëdha. “Blutë” po përpiqen të rikuperohen nën drejtimin e biznesmenit amerikan Tod Bohli.

roman abramoviç ish-presidenti i çelsit

Lini një Përgjigje