TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2023, 16:56

10-vite nga aksidenti tragjik i Majkëll Shunaker, çfarë po ndodh me 7 herë kampionin e F1 dhe përse gjith kjo privatësi

Shkruar nga Pamfleti

10-vite nga aksidenti tragjik i Majkëll Shunaker, çfarë po

Këtë 29 dhjetor mbushen dhjetë vjet nga aksidenti i tmerrshëm i përjetuar nga Majkëll Shumaker. Një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1 të të gjitha kohërave u rrëzua duke bërë ski në Alpet Franceze dhe pësoi lëndime të rënda në kokë.

Edhe pse ai është një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që atëherë dihet shumë pak për shëndetin e tij. Ose më mirë, absolutisht asgjë. Aty-këtu miqtë e tij thonë disa fjalë, por kurrë diçka konkrete. Ndërsa familja e Shunakerit, veçanërisht bashkëshortja e tij, Korina, prej kohësh nuk jep asnjë deklaratë.

Pse është kështu, shpjegoi Feliks Dem, avokati i familjes Shumaker, për 15-vitet e fundit. Ai foli për mënyrën se si bashkëshortja e tij, Korina po lufton për shëndetin e tij dhe pse ende nuk ka një raport zyrtar për gjendjen e tij.

Kam ende në kokë imazhin e gazetarëve dhe fotografëve të shumtë që prisnin informacione para spitalit në Grenoble për ditë pas aksidentit. Për të ulur presionin, informacionet e para të përgjithshme për dëmtimet u dhanë në konferenca për shtyp ku ishin të pranishëm edhe mjekët që trajtonin Shumakerin. Deri atëherë, çdo lajm për kushtet shëndetësore ishte absolutisht tabu”.

Dem tha gjithashtu se familja kishte menduar për një kohë të gjatë për të njoftuar atë që po ndodhte me Majkëllin përmes mediave.

"Gjithmonë ka qenë për mbrojtjen e privatësisë. Sigurisht, ne kemi folur për këtë dhe kemi konsideruar gjithashtu nëse një raport përfundimtar mbi shëndetin e Majkëllit mund të jetë mënyra e duhur për ta bërë këtë. Por ky nuk do të ishte fundmi. Do të duhej të vazhdonim t'i përditësojmë raportet... Media do të pyeste, përsëri dhe përsëri: si është tani, si duket tani?, një, dy, tre muaj apo vite pasi do të kenë publikuar."

Dem beson se shumica e fansave të Shumakerit e kuptojnë dhe respektojnë vendimin e familjes për të kërkuar privatësi. "Ata respektojnë faktin që aksidenti filloi një proces ku privatësia është e nevojshme. Besoj se shumica dërrmuese e fansave mund ta përballojnë mirë. Sa për mediat, u habita sa raportojnë ata pavarësisht se nuk ka asgjë të besueshme. Po bëjnë gjithçka për të krijuar histori që nuk ekzistojnë.”

Pothuajse dhjetë vjet nga aksidenti, dihet pak për gjendjen e Shumit. Thuhej se ai u zgjua nga koma gjashtë muaj pas rënies, madje ishte në gjendje të ecte dhe të komunikonte.

Avokatët i mohuan të gjitha këto dhe paditën edhe mediat që thanë gënjeshtra për shtatë herë kampionin e botës. “Bunte” shkruante në vitin 2016 se Majkëlli ishte shëruar, se po ecte dhe lëvizte në njërin krah, ndërsa “Bild” tha se po i hapte sytë dhe po merrte frymë vetë. Kjo është larg së vërtetës, e konfirmoi edhe djali i tij Mik Shumaker, në një intervistë që dha në vitin 2021:

Mendoj se sa mirë do të ishte të flisja me babanë tim, si një shofer me një shofer. Do të jepja gjithçka për ta pasur atë... është një padrejtësi për mua”.

Feliks Dem arriti në përfundimin pse nuk duhet të spekulohet. Një revistë botoi në faqen e saj të parë "Ai nuk është më me ne", duke aluduar në faktin se Shumaker kishte vdekur. Ky informacion i rremë u kushtoi atyre 100,000 euro. Unë nuk jam në dijeni që dikush duhet të paguajë më shumë për ndonjë lajm të rremë të publikuar..."

majkëll shumaker kampioni i formula 1

Lini një Përgjigje