TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 16:24

Uzuni shkëlqen në miqësoren me Granadën, sulmuesi shqiptar kërkon të jetë gati për startin e La Ligës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni shkëlqen në miqësoren me Granadën, sulmuesi shqiptar

Granada është argëtuar sot në miqësoren që ka zhvilluar kundër El Ejido, skuadrës së Ligës së katërt në Spanjë.

Ata kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0. Një prej golave u shënua nga sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni.

Ai dyfishoi shifrat në minutën e 21, duke shtangur portierin.

Beratasi 28-vjeçar u bashkua më vonë me Granadën sesa pjesa më e madhe e shokëve, sepse ishte i angazhuar me kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Europianit.

Tashmë, ai pritet të përgatitet fortë për të qenë gati për sezonin e ri, që do ta zhvillojë në La Liga. Pas një gjysmë edicioni që kaloi në elitën spanjolle duke rënë nga kategoria, Myrto uzuni është i vendosur që kjo gjë të mos përsëritet. Me 23 gola të shënuar në Ligën e Dytë, ai i ka letrat në rregull për të qenë protagonist edhe ne La Liga.

myrto uzuni sulmuesi kuqezi granda

Lini një Përgjigje