TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 16:02

Një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare në Serinë A, ofertë konkrete për mesfushorin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare në Serinë A,

Leçe, skuadra e Serisë A tenton të nënshkruajë me Ylber Ramadanin. Skuadra e Salentos po përpiqet të forcojë mesfushën e saj për sezonin e ardhshëm dhe për këtë synon mesfushorin e lindur në vitin 1996, në pronësi të skuadrës skoceze të Aberdin.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, Leçe ka ofruar një milion euro për të marrë lojtarin e kombëtares shqiptare, dikur pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore. Futbollisti shqiptar vjen nga një kampionat shumë i mirë, atë të Premier Ligës skoceze.

Nën emrin e tij, sezonin e kaluar u regjistruan 37 ndeshje dhe një gol. Ramadani ishte futbollisti më i aktivizuar te skuadra e tij skoceze. Ai mund të jetë përforcimi i ri i Leçes në këtë merkato vere.

Një lajm i mirë edhe për kombëtaren kuqezi, ku Ramadani ishte titullar në dy kualifikueset e qershorit, sepse Seria A është një nivel tjetër. Atje luajnë shumica e kuqezinjve tanë, çka do të krijonte një emërues të përbashkët taktik në rang klubesh (dihet tashmë shkolla italiane e futbollit) para se të vinin në kombëtare.

 

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje