TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 14:03

Luiza Gega shpallet Kampione e Ballkanit në atletikë dhe pret “biletën” për në Lojërat Olimpike të Parisit

Shkruar nga Pamfleti

Luiza Gega shpallet Kampione e Ballkanit në atletikë dhe pret

Atletja Luiza Gega është bërë sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024. Rekordmenia shqiptare ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Serbi, duke vendosur kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat, duke qenë brenda kufirit për kualifikim.

Këtë paradite, në Krljevo të Serbisë, Gega ka fituar garën me një kohë më të mirë se kundërshtaret, teksa veç medaljes së artë në Ballkan ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e "Paris 2024".

Norma për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike ishte koha poshtë 9.23.00, me Gegën që ia ka dalë të sigurojë një tjetër sukses.

Kujtojmë se pak javë më parë, Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni. Atletja shqiptare la gjithë garueset pas vetes në garën e 3 mijë metrave me pengesa, teksa vendosi rekord të ri evropian me kohën 9 minuta 17 sekonda dhe 31 të qindtat.

luiza gega kampione ballkani lojërat olimpike

Lini një Përgjigje