
Mbrojtësi ukrainas i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka organizuar një ndeshje bamirësie 'Game4Ukraine' në Stamford Bridge më 5 gusht me sulmuesin legjendar në pension Andriy Shevchenko.
Në një intervistë për BBC-në, ai tha se ndeshja kishte si synim mbledhjen e fondeve për rindërtimin e vendit të tij dhe për t’i dhën një mesazh botë për luftën që po bën vendi i tij.
Zinchenko gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë ushtarëve ukrainas të mos dorëzohen dhe të luftojnë deri në fund për liri.
“Ne po përdorim futbollin për të përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të mirë. Është kaq e rëndësishme jo vetëm për të mbledhur fonde për të ndërtuar një shkollë, por për t'i dërguar një mesazh pjesës tjetër të botës dhe popullit ukrainas, duke qëndruar atje dhe duke luftuar për pavarësinë e tyre, për të thënë: "Ju nuk jeni vetëm".
Disa njerëz janë të lodhur nga kjo luftë, por ne nuk mund të dorëzohemi. Ne duhet të luftojmë për lirinë dhe pavarësinë tonë. Nuk mund ta imagjinoja në vitin 2023 kjo mund të ndodhte - vendi ku je lindur dhe rritur, dhe një ditë vjen vendi tjetër dhe shkatërron gjithçka. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të luftojmë deri në fund.
Unë dua që kur të rriten dhe të pyesin se çfarë bëra kur ndodhi kjo luftë në atdheun tonë, të shikoj vajzën time në sy dhe të them 'Unë dhe mamaja jote u përpoqëm të bënim më të mirën”, tha mbrojtësi i Arsenalit.
Lini një Përgjigje