TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2023, 21:08

Kukësi zhgënjen sërish në ndeshjet miqësore, verilindorët mposhten nga ekipi i Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi zhgënjen sërish në ndeshjet miqësore,

Kukësi vazhdon fazën përgatitore për sezonin e ri në Superiore dhe sinjalet që po jep skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaçi nuk janë ndër më optimistet e mundshme.

Pas barazimit ndaj Elbasanit në miqësore vetëm pak ditë më parë, skuadra verilindore është mposhtur sot në miqësore nga një tjetër ekip i Kategorisë së Parë, Vora. Hallaçi kishte hedhur në fushë një rreshtim ku ishin pjesa më e madhe e futbollistëve që do të përbëjnë bazën e skuadrës, pa harruar edhe afrimet e fundit në merkatos.

Por ka qenë Vora ajo që në fund ka dalë fitimtare, me golin e Tafës në pjesën e dytë të ndeshjes. Një rezultat që i jep më shumë entuziazëm ekipit të Kategorisë së Parë, që nis edicionin me ambicie për të synuar një vend mes skuadrave që pretendojnë Superioren. Ndërsa për Kukësin, sinjalet e deritanishme janë ato të një skuadre, e cila do të jetë shumë larg pretendimeve me të cilat ishte mësuar në vitet e kaluara.

kukësi vora ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje