TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2023, 19:40

Ernest Gjoka rikthehet në futbollin shqiptar pas 4-vitesh mungesë, tekniku kryeqytetas një hap larg fimës me ekipin e Superiores

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Gjoka rikthehet në futbollin shqiptar pas 4-vitesh mungesë,

Ernest Gjoka është shumë pranë firmës në Kategorinë Superiore, për t’u kthyer përsëri në futbollin shqiptar, pas 4-vitesh mungesë. Tekniku i njohur kryeqytetas, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në pankinën e Erzenit.

Klubi shijakas është ndër të fundit që ka nisur punë për sezonin e ri dhe gjithçka fillon pikërisht me trajnerin e ri, pasi e mbylli edicionin e kaluar me Alfred Deliallisin në pankinë, ndihmësin e trajnerit Xhevahir Kapllani, të shkarkuar vetëm pak javë para mbylljes së kampionatit.

Mësohet se Gjoka është në kontakte me klubin prej kohësh dhe palët kanë gjetur akordin për të bashkëpunuar për këtë edicion, ku objektivi primar mbetet përsëri mbijetesa në elitë.

Gjoka ka drejtuar në vendin tonë klubet e Apolonisë, Kamzës, Tomorit, Flamurtarit, Kukësit dhe Vllaznisë, teksa është ulur edhe në pankinën e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe të Ohod në Arabinë Saudite. Në karrierën e tij, ai ka fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore me Kukësin dhe atë në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën.

Në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut u shfaq edhe presidenti i ri i klubit, Ali Kasa i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë.

Në një fjalim përpara tifozëve shijakas, Kasa u shpreh se në pankinë do të ulet një emër i njohur i futbollit shqiptar, i cili ka drejtuar disa skuadra shqiptare dhe ka fituar trofe. Po ashtu, ka eksperiencë edhe jashtë vendit.

Shoqëria aksionere e Erzenit i ka dhënë kontroll të plotë Ali Kasës që për një sezon të vendosë dhe të shkarkojë trajnerë apo së bashku me stafin e tij të bëjë merkaton. Në seancën e fundit stërvitore u shfaqën vetëm 10 futbollistë, çka tregon se duhet një ndërhyrje sa më shpejt në merkato, pasi edhe koha nuk premton.

ernest gjoka tekniku kryeqytetas erzeni

Lini një Përgjigje