TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2023, 18:55

Myrto Uzuni gëzon tifozët e Grandës, thjeshtësia e sulmuesit kuqezi nuk mungon asnjëherë

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni gëzon tifozët e Grandës, thjeshtësia e sulmuesit

Myrto Uzuni vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Spanjë. Sulmuesi i Granadas ka fituar zemrën e tifozëve spanjollë, të cilët kërkojnë foto apo autograf nga lojtari i kombëtares shqiptare.

28-vjeçari i ka dhënë fund pushimeve dhe është kthyer te Granada për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, ai ka zgjedhur t’i qendrojë besnik skuadrës me të cilën vjet befasoi çdo sportdashës.

Së fundmi, beratasi ka bërë një postim në rrjetet sociale. Teksa gjendet në një nga sheshet e qytetit të Granadas, tifozët i kërkojnë foto me të. Thjeshtësia e tij nuk mungon duke pranuar menjëherë fotografinë me ta.

Myrto Uzuni gëzon tifozët e Grandës, thjeshtësia e sulmuesit

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje