
Kristiano Ronaldo rrezikon të humbasë 147 milionë euro për një gabim i cili nuk ka kaluar pa u vënë re.
Marrëveshja historike me “Nike” mund të “hidhet në erë“, pasi portugezi doli në fushë duke pasur si mbrojtëse këmbësh parakalcio të markës “Adidas”.

Kjo markë është rivalja e madhe historike e shumëkombëshes amerikane “Nike”. Një gafë e bujshme, e cila nëse konfirmohet mund të bëjë që “Nike” të ndërpresë kontratën e sponsorizimit me portugezin për shkelje të marrëveshjes.

CR7 ndër të tjera, është një nga sportistët më të mëdhenj të sponsorizuar nga “Nike”, një kombinim prej mbi 20-vitesh. “Nike”, në fakt e ka shoqëruar në të gjitha veshjet e saj sportive që nga viti 2003.

Lini një Përgjigje