Portieri i kombëtares italiane dhe njëkohësisht edhe PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij janë grabitur dhe sulmuar në shtëpinë e tyre në Paris, thonë raportet.
Çifti u vu në shënjestër nga “disa persona” dhe u lidhën në shtëpinë e tyre, në lagjen e tetë në qendër të kryeqytetit, thanë burime policore për mediat franceze.
Më pas thuhet se ata duhet të arratiseshin në një hotel aty pranë.
Alarmi u ngrit nga stafi i hotelit dhe çifti u dërgua në spital.
Raportet e pakonfirmuara në faqen e lajmeve Actu17 thonë se sulmuesit u larguan me një shumë të konsiderueshme parash.
Njësia speciale e policisë BRB e Francës që merret me grabitjet e armatosura dhe vjedhjet, ka filluar një hetim.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar gazetari sportiv Fabrizio Romano, i cili shkroi një status në Facebook lidhur me ngjarjen:
‘Kjo është e tmerrshme. Ne jemi me ty, Gigio.
Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe gruaja e tij mbetën viktima të një vjedhjeje të dhunshme, gjatë së cilës të dy ishin të lidhur.
Dëmi financiar vlerësohet në 500 mijë euro. Viktimat, të cilët ishin të lidhur, arritën të strehoheshin në një hotel që ndodhet jo larg shtëpisë së tyre rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Stafi i lokalit më pas ka lajmëruar policinë dhe është kujdesur për çiftin e tronditur. Portieri 24-vjeçar italian dhe partnerja e tij u dërguan në spital për mjekim”, raporton ACTU17.
Autorët janë ende në arrati.
I dërgojmë dashurinë tonë familjes Donnarumma!’, përfundon postimi.
Lini një Përgjigje