TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2026, 08:51

Krimi në Fier, del fotoja e autorit që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Fier, del fotoja e autorit që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng

Personi në foton e mëposhtme është autori 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit.

35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje ish vjehrrin e 58-vjeçarin Kosta Plaka si dhe ka plagosur edhe gruan e tij 55-vjeçare Belere Plaka.

Policia bën me dije gjithashtu se autori ka marrë më pas ish bashkëshorten dhe është larguar me makinë, duke marrë edhe armën e gjahut.

E plagosura është dërguar në spital, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.




del fotoja e autorit refit buzi

Lini një Përgjigje