TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 22:54

“Ruleta” e penalltive ‘vret’ Egnatian, rrogozhinasit eliminohen nga Liga e Konferencës me kokën lart

Shkruar nga Pamfleti

“Ruleta” e penalltive ‘vret’ Egnatian, rrogozhinasit

Egnatia është eliminuar nga Liga e Konferencës. Skuadra rrogozhinase është mposhtur falë “ruletës” së penalltive, pasi 120 minuatat e sfidës së zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyllën në barazim 4-4.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kaloi në avantazh që në minutën e 3. Aleksi harkoi nga goditja e këndit. Fernando shënoi golin me kokë dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 17. Pas një kundërsulmi, armenët gjetën golin duke mposhtur portierin Sherri.

Në minutën e 36, Egnatia kaloi sërish në epërsi, duke vendosur njërën këmbë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Fernando krosoi drejt zonës, Kasa nuk fali dhe goditi me kokë.

Në minutën e 58, Ararati barazoi shifrat duke dërguar ndeshjen në shtesë. Pas shpërdorimeve të rasteve nga Egnatia, armenët përfituan dhe Kastanjeros rivendosi baraspeshën.

Me fillmin e shtetsës së dytë dhe më konkretisht në minutën e 108, “bomberi” ganez, Rafael Duamena përfitoi nga një gabim në zonën armene, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm 3-2 “rrogozhinasve”.

Mirëpo nuk mbaroi me kaq, pasi 2 minuta më vonë, armenët gjetën golin e barazimit, pas një kontrolli të gabuar të topit nga portieri Sherri.

Ndërkohë në minutën e 114, miqtë përmbysën rezultatin dhe prenë biletën e kualifikimit.

Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Ararat Armenia do të ndeshet me grekët e Arisit të Selanikut.

egnatia liga e konferencës ararat armenia

Lini një Përgjigje