TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 20:15

Skuadra e Serisë B zyrtarizon në shqip, Erdis Kraja ndryshon ambient

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Serisë B zyrtarizon në shqip, Erdis Kraja ndryshon ambient

Erdis Kraja nis një aventurën e re në Serinë B italiane. Futbollisti, i cili ka kaluar në radhët e përfaqësueseve të moshave, deri tek ajo Shpresa, tashmë është bërë pjesë e Askolit, duke u ngjitur për herë të parë në këtë kategori në futbollin italian.

Kraja kishte kaluar në kategoritë e ndryshme italiane që kur u largua nga akademia e Atalantës, duke luajtur në Serinë D dhe në Serinë C me skuadra si Palermo, Peruxhia e Leko, ndërsa në vitin e fundit ishte pjesë e Peskarës.

Klubi i Askolit e përshëndeti në shqip futbollistin shqiptar në postimin në rrjetet sociale me një “Mirëserdhe”. Ndërkaq, në njoftim bëri të qartë se e kishte huazuar lojtarin me të drejtë blerje, por edhe me kundërofertë nga Atalanta, e cila nuk kishte hequr dorë plotësisht nga ideja për të mbajtur mesfushorin shqiptar.

Skuadra e Serisë B zyrtarizon në shqip, Erdis Kraja ndryshon ambient

erdis kraja askoli

Lini një Përgjigje