TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 19:26

Dukagjini shkruan historinë, triumfon në transfertë dhe kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Dukagjini shkruan historinë, triumfon në transfertë dhe

Dukagjini është kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra e Dallkut ka triumfuar në transfertë përballë Europa FC me rezultatin 2-3.

Sfida u zhbllokua nga “Dardanët” në minutën e 23 nga Zulfiji, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 38, Kintana riktheu baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1.

Ndërsa pjesa e dytë nisi me golin e Shalës. Në minutën e 79, Zulfiji shënoi edhe golin e tretë për Dukagjinin.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej këtu, vendasit ngushtuan shifrat me Antonio Vera, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Kështu Dukagjini kualifikohet në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

dukagjini europa liga e konferencës

Lini një Përgjigje