TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 17:08

Tifozët e Dinamo Batumit provokojnë fansat e Tiranës, shmanget përplasja pak orë para ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Dinamo Batumit provokojnë fansat e Tiranës, shmanget

Tirana do të përballet me Dinamo Batumin në orën 19.00, në sfidën e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Sa më shumë që i afrohemi ndeshjes së kthimit (1-1 ndeshja e parë), aq më shumë shtohen emocionet dhe entuziazmi.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, ka patur tension mes tifozërive në Gjeorgji.

Mbështetësit e Dinamo Batumit kanë provokuar tifozët e bardhebluve, duke iu afruar shumë kafenesë në të cilën ishin ulur shqiptarët.

Përplasja fizike është shmangur fatmirësisht dhe tashmë situata është qetësuar.

Takimi do të luhet në “Batumis Dinamos Satsvrtneli Baza” (Batumi).

 

tifozët e dinamo batumit fansat e tiranës

Lini një Përgjigje