TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 16:02

“Është momenti im më i mirë”, Elseid Hysaj: Sarri ka ndryshuar, ëndrra e të gjithëve të luajë në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

“Është momenti im më i mirë”, Elseid Hysaj:

Elseid Hysaj e nisi shumë mirë fazën përgatitore me Lacion, teksa shënoi gol që në start, duke dhënë një mesazh të qartë për trajnerin dhe drejtuesit se e meriton një fanelë titullari edhe këtë sezon. Në një intervistë për “Lazio Style Channel”, Hysaj u shpreh:

Ndihem në formë, kampi stërvitor po shkon shumë mirë. Po punoj me të gjithë ekipin, do të jemi gati për fillimin e kampionatit. Kur je në një ekip prej 22 lojtarësh, e di që ka ulje dhe ngritje, duhet të dish të presësh momentin tënd. Ky është ndër momentet e mia më të mira. Ia dola mirë sezonin e kaluar, do të bëjmë edhe më mirë këtë vit”.

Sarri – “Trajneri ka ndryshuar pak, por për më mirë. Ai ende kërkon atë që mund të arrini, gjithmonë dëshiron të arrijë sa më lart. Të gjithë thonë: Ke luajtur me të për gjashtë vite, kështu që është më e lehtë për ty. Sidoqoftë, është gjithmonë e vështirë të hysh në fushë dhe të japësh më të mirën për çdo futbollist.

Momenti im më i mirë me Sarrin? Po, padyshim, po ecim mirë. Kemi bërë një sezon të mirë, kemi një ekip të fortë dhe sigurisht që do të bëjmë mirë sërish në sezonin e ri.

Si mund të rritet mbrojtja e Lacios? – Nëse përfundojmë të parët, është edhe më mirë, duhet të synojmë për më lart. Me sulmuesit që kemi, mund të shënojmë gjithmonë, gjëja e rëndësishme është të mos pësojmë.

Champions League? Sigurisht që është gjëja më e mirë për një lojtar, të luash kundër ekipeve si Reali i Madridit dhe në stadiume të bukura. E provuam dhe ia dolëm. Champions-i është ëndrra e të gjithë fëmijëve që luajnë futboll.

Tifozët? Është e bukur, të gjithë ishim fëmijë dhe të gjithë donim të ishim pranë një futbollisti. Duhet t’iu jemi mirënjohës, t’i falenderojmë dhe të bëjmë mirë punën tonë”.

elseid hysaj mauricio sarri lacio

Lini një Përgjigje