TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Korrik 2023, 17:29

“Duhet të shkojë në Divizionin e Parë, ky është qëllimi ynë”, Eto’o pjesë e skandalit në Federatën e Futbollit të Kamerunit

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të shkojë në Divizionin e Parë, ky

Samuel Eto’o është një sulmuesit më të dekoruar në historinë e futbollit të Kamerunit. Ai ka pasur një karrierë fantastike me klubet si Reali i Madridit, Barcelona, Interi apo Çelsi. Gjithashtu kamerunasi ka fituar edhe 3 tituj të Champions League.

Por së fundmi, ish-sulmuesi dhe legjenda e Kamerunit është akuzuar se është përfshirë në një skandal të trukimit të ndeshjeve. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit është përfshirë në trukime ndeshjesh, pasi premtoi të promovojë një klub në divizionin e parë në Kamerun.

Në përgjimet e dala, Eto’o është shprehur:

Duhet të shkojë në divizionin e parë. Ky është qëllimi ynë…Kjo është Federata jonë. Viktoria Junajtid do të rritet”.

Disa muaj më vonë, Viktoria Juanjtid e cila ishte në fund të tabelës u promovua dhe këtu lindin të gjitha dyshimet.

samuel eto'o ish-futbollisti kamerunas

Lini një Përgjigje