
Tirana luan sot në Gjeorgji ndaj Dinamo Batumit ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës. Ekipi kryeqytetas, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, do të kërkojë që të sigurojë një fitore në transfertë në një sfidë mjaft interesante.
Për kryeqytetasit, ka dy ndryshime në formacion në krahasim me sfidën e parë të luajtur në Tiranë. Jashtë formacionit janë lënë Deliu dhe Mici, për t’i bërë vend Lushkjes dhe Përgjonit. I pari ishte ai, i cili barazoi shifrat në fund të ndeshjes së parë, me asistin pikërisht nga mbrojtësi.

Lini një Përgjigje