
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Europa-Dukagjini. 45 minutat e këtij takimi janë mbyllur në barazim 1-1, duke lënë të hapur kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Iljasa Zulfiu, futbollisti që realizoi golin e fitores për epikin nga Klina në “Fadil Vokrri” ndeshjen e para, kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 23 nga pika e bardhë e penalltisë.
6 minuta më vonë, arbitri akordoi 2 kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër, duke lënë ekipet me 10 lojtarë në fushën e lojës.
Në minutën e 38, Birkirkara barazoi shifrat me Kuintana, i cili u treagua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshjen e parë, Dukagjini i drejtuar nga Armend Dallku, e fitoi me rezultatin 2-1.
Lini një Përgjigje