
FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen më të re të kombëtareve.
Si më 29 qershor edhe sot, Shqipëria vijon të renditet në vendin e 65, me 1357.39 pikë. Kuqezinjtë, të cilët me trajnerin Silvinjo e nisën mjaft mirë fazën kualifikuese drejt “EURO 2024”, gjenden përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Afrikës së Jugut.

Në ranglistën e muajit korrik, Kombëtarja e Kosovës e sheh veten në vendin e 109, duke rënë përsëri një vend më poshtë.
“Dardanët” kanë 1179.69 pikë, ndërsa e shohin veten prapa Madagaskarit dhe përpara Taxhikistanit.

Sa i përket 10-shes kryesuese të renditjes së FIFA-s, nuk ka asnjë ndryshim, me skuadrat që mbajnë të njëjtat pozicione, ku në vend të parë vijon të qendrojë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë.

Lini një Përgjigje