
Vllaznia është eliminuar në turin e parë të Ligës së Konferencës. Fitorja 1-0 në Shkodër nuk mjaftoi, pasi ekipi kishte humbur 3-1 në Irlandën e Veriut ndaj Linfild të Belfastit.
Ekipi i drejtuar nga Migen Memelli insistoi në pjesën e parë, por pa mundur dot të kalonet në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë, Bekim Balaj kontrolloi mirë me kokë, për të ndëshkuar për herë të parë në këtë sfidë portierin Kris Xhons.
Shkodranët shtuan presionin, provuan në të gjitha mënyrat për të dyfishuar shifrat, por mysafirët nga Irlanda e Veriut bënë murin përpara mbrojtjes. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, me Vllazninë që eliminohet nga Europa edhe për shkak të disa vendimeve të gabuara të kryesorit Jabarov nga Azerbajxhani.
Lini një Përgjigje