
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së turit të dytë të Ligës së Konferencës mes Egnatias dhe Ararat Armenia. 45 minutat e para të zhvilluara në “Elbasan Arena” janë mbyllur me fitoren e rrogozhinasve me rezultatin 2-1.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kaloi në avantazh që në minutën e 3. Aleksi harkoi nga goditja e këndit. Fernando shënoi golin me kokë dhe bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Miqtë barazuan shifrat në minutën e 17. Pas një kundërsulmi, armenët gjetën golin duke mposhtur portierin Sherri.
Në minutën e 36, Egnatia kaloi sërish në epërsi, duke vendosur njërën këmbë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Fernando krosoi drejt zonës, Kasa nuk fali dhe goditi me kokë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve, e zhvilluar në Armeni është mbyllur në barazim 1-1.
Lini një Përgjigje