TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2023, 15:53

Projektohet ndeshja e Partizanit me gjigantët e Premier Ligës, Armando Broja në fushë kundër “Demave“ të kuq

Shkruar nga Pamfleti
Projektohet ndeshja e Partizanit me gjigantët e Premier Ligës, Armando

Partizani mund të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Çelsi. Një lajm fantastik për futbollin shqiptar e veçanërisht për kampionët e Shqipërisë që kanë mundësinë të promovojnë talentet e tyre në këtë përballje të jashtëzakonshme.

Mësohet se Igli Tare, që tanimë dihet se është pranë klubit të Partizanit duke bashkëpunuar në rrugë jo zyrtare, ka takuar Bohlin në Palas.

Veç bisedimeve në aspektin personal profesional, raportohet se ka pasur edhe një propozim për një miqësore me kampionët e Shqipërisë. Duhet theksuar se ende s’ka diçka zyrtare. Megjithatë nëse do të ketë një dakordësi mes palëve, nuk është çudi që Armando Brojën të mund ta shohim në fushë ndaj të kuqve.

Ndërkaq, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi, mes të tjerave, në mbledhjen e djeshme, se në gusht do të ketë një miqësore të bujshme në kryeqytetin tonë.

Dëgjova se kemi disa surpriza të reja në gusht, ekipe ndërkombëtare, por nuk jam i autorizuar ta them emrin, do të vijnë të luajë ndeshje miqësore në Tiranë”, tha mes të tjerash kryebashkiaku i Tiranës. Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për të njëjtën temë, ardhjen e Çelsit në Shqipëri.

partizani çelsi ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje