Fati i Mauro Ikardit dukej se ishte në Turqi, ku sezonin e kaluar kaloi shumë mirë me Gallatasarajin. Marrëveshja ishte afër arritjes me klubin turk, megjithatë gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij ka ndërprerë çdo operacion, në pritje të informacioneve të mëtejshme.
Uanda Narangarkoi një postim në rrjetet sociale ku zbuloi se ajo iu ishte nënshtruar disa testeve mjekësore dhe rezultatet nuk ishin pozitive. Modelja dhe prezantuesja do të ketë një konsultë të re dhe është në pritje të një trajtimi të mundshëm që mund të kryejë.
Përballë kësaj situate, ish-kapiteni i Interit planifikon të nënshkruajë me Gallatasarajin, por të luajë i huazuar në Argjentinë për gjashtë muaj, ku të jetë pranë bashkëshortes dhe familjes së tij. Sipas mediave të Amerikës së Jugut, nga Argjentina tashmë kanë shkruar se Uanda Nara është prekur nga leuçemia, një sëmundje e rëndë.
Po kështu i bëhet jehonë lajmit se Njuells është një nga alternativat ku mund të luajë Ikardi. Për momentin, sulmuesi artgjentinas dhe Uanda janë në pritje të rezultateve të analizave të reja mjekësore për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tyre.
Lini një Përgjigje