
E mbani mend Burim Kukelin? Futbollisti kuqezi ishte pjesë e Shqiperisë historike të De Biazit që shkoi në Europian për herë të parë në histori.
Pas një sezoni si trajner i Grasshoper U-21, Burim Kukeli ka marrë drejtimin e skuadrës së parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nga Zyrihu.
“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të konfirmojë se Burim Kukeli nga U-21 do të jetë trajneri i ekipit të parë. Asistenti i mëparshëm, Sero Noka, do të marrë postin e trajnerit të GC U-21.”, shkruhet faqen zyrtare në Twitter.
Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të jetë tekniku i Amir Abrashit, i cili mban shiritin e kapitenit.
Vendin e tij te Grasshopper U-21 e merr një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Sero Nokën, i cili ka qenë ndihmës i tij.
Der Grasshopper Club Zürich freut sich, Burim Kukeli von der U21 zur 1. Mannschaft zu befördern. Der bisherige Assistenztrainer, Sero Noka übernimmt nun den Posten als Cheftrainer der GC U21.#gc #zürich #traditionsclub
— Grasshopper Club Zürich (@gc_zuerich) July 21, 2023
Lini një Përgjigje