TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Korrik 2023, 20:47

Kilian Mbape shënon që në miqësoren e parë të sezonit, PSG e nis nën shenjën e sulmuesit francez (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kilian Mbape shënon që në miqësoren e parë të

Telenovela ”Mbape” duket se do të mbajë të ndezur merkaton e verës, mes pasigurisë së vazhdimit apo jo të tij në kryeqytetin francez. Por sinjalet e para nga sulmuesi i PSG-së, janë se ai është i përqendruar plotësisht tek ajo që di të bëjë më mirë, të tundë rrjetën.

Sulmuesi e ka treguar këtë që në ndeshjen e parë miqësore që kampionët e Francës zhvilluan në fazën përgatitore, atë kundër Le Havre, teksa ka vulosur suksesin 2-0. Në një moment ku përgatitja fizike ka rëndësi më shumë, ekip i drejtuar nga Luis Enrike nuk ia doli të shënonte në fraksionin e parë të lojës.


Por në të dytën, me aktivizimin e Mbape, faza ofensive ndryshoi dhe parisienët u bënë më të rrezikshëm. Fillimisht ishte Ekitike ai i cili gjeti golin e avantazhit e më pas, ishte edhe vetë Mbape i cili në minutën e 91 vulosi fitoren 2-0.

kilian mbape sulmuesi francez psg

Lini një Përgjigje