TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 07:56

‘Jashtëtokësori’ pushton SHBA-në, Leo Messi mahnit amerikanët me supergolin e minutës së fundit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Jashtëtokësori’ pushton SHBA-në, Leo Messi mahnit

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka nisur të lërë gjurmët e para në kampionatin amerikan të futbollit. Ai shënoi një gol dramatik në minutën e 94-të në debutimin e tij me klubin e ri Inter Miami. Klubi në pronësi të David Beckham mundi skuadrën meksikane Cruz Azul me një gol të minutës së fundit në Kupën e Ligës.

Messi, i konsideruar nga shumë si një nga lojtarët më të mëdhenj të lojës, iu bashkua klubit vetëm një javë më parë, pas dy vitesh ndjekje nga Beckham.

Fituesi i Kupës së Botës doli nga pankina si kapiten në pjesën e dytë të lojës në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale të Floridës, me një turmë prej 21,000 vetash, ku merrnin pjesë lojtarë si LeBron James dhe Serena Williams.

Goli i tij erdhi nga një goditje e lirë në sekondat e fundit të lojës nga rreth 25 metra jashtë zone, topi fluturoi drejtë në trekëndëshin e majtë të portës.

Pasi shënoi golin e tij debutues, ai vrapoi në cepin e fushës përpara se të nisej për të përqafuar familjen e tij.

Duke folur pas lojës përmes një përkthyesi, Messi tha: “E dija se duhej të shënoja, ishte minuta e fundit e lojës dhe unë duhej të shënoja, kështu që nuk shkuam në penallti.

messi gol

Lini një Përgjigje