TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 15:12

Taulant Seferi pranon ofertën e sheikëve, klubi arab zyrtarizon huazimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Seferi pranon ofertën e sheikëve, klubi arab zyrtarizon

Taulant Seferi ka zgjedhur të largohet nga Ukraina pas vetëm një sezoni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të jetë më pjesë e Vorskla Poltava.

Ai do të luajë prej edicionit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka firmosur me skuadrën e Banijas në Abu Dhabi.

Ish-sulmuesi i Tiranës është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje për një sezon nga ekipi në fjalë. Në Ukrainë Seferi shkëlqeu duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet e luajtura.

Pritet të shihet nëse 26-vjeçari do të bëjë paraqitjen në Ukrainë. Ndërkaq në këtë transferim, Seferi do të përfitojë plot 900 mijë dollarë.

taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare banija

Lini një Përgjigje