TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2023, 14:39

Pochettino i kërkon Todd Boehly-t të hapë “thesin”: Chelsea-s i duhen blerje të tjera, kemi nevojë për lojtarë me eksperiencë 

Shkruar nga Pamfleti

Pochettino i kërkon Todd Boehly-t të hapë “thesin”:

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino pranon se dëshiron më shumë nënshkrime të reja para mbylljes së merkatos të verës.

Pochettino pranon se skuadra e tij ka mungesë të përvojës dhe do të donte të shihte përforcime të reja menjëherë. Argjentinasi këtë e tha gjatë paraqitjes së fundit televizive, ku theksoi se dëshiron ta kompletoj sa më shpejt skuadrën për sezonin e ri.

Çfarë mendoni? Është e qartë se çdo trajner do të donte të mbyllte skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse është e mundur, sillni lojtarët këtu në SHBA. Nëse jo, nuk është problem. Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë në këtë proces për të përmirësuar skuadrën.

Drejtorët sportivë, bordi po punojnë shumë për të sjellë njerëzit e duhur, lojtarët dhe profilin e duhur në skuadër. Jam shumë i lumtur në mënyrën se si ata po punojnë”, përfundoi trajneri i Chelsea.

chelsea todd boehly

Lini një Përgjigje