TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2023, 16:58

U shpall golashënuesi më i mirë dhe ndihmoi Granadën të ngjitej në La Liga, Myrto Uzuni kërkohet nga kampionët e Europës

Shkruar nga Pamfleti

U shpall golashënuesi më i mirë dhe ndihmoi Granadën të

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët më të mirë në La Liga 2 sezonin e kaluar, ku u shpall dhe golashënues, duke ndihmuar Granadën të rikthehej në elitën e futbollit spnajoll.

Kjo gjë nuk mungoi pa rënë në sytë e shumë klubeve të mëdha në Spanjë, teksa bëhet me dije edhe se cila skuadër ka shfaqur interes për yllin e Kombëtares shqiptare.

Siç raporton “Copa”, Sevilja është gati që të bisedojë me Granadën rreth shërbimeve të Uzunit, duke e parë atë si zëvendësuesin e duhur të En-Nezirit, i cili pritet të largohet.

Gjithashtu dhe mediat rreth kampionëve të Ligës së Europës kanë filluar të analizojnë sulmuesin kuqezi, duke e konsideruar si një lëvizje të zgjuar nga ana e Seviljes.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptar sevilja

Lini një Përgjigje