
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike në një deklaratë për “El Larguero” ka folur për situatën ekonomike të klubit. Ndër të tjera ai ka zbuluar se nuk i mungon fare futbolli, pasi ka fituar gjithçka që ka dëshiruar.
“Situata ekonomike e Barcelonës është mjaft shqetësuese, nuk është më e mira, por ne jemi në duar të mira. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim.
“Futbolli? Nuk më mungon, është një fazë e kaluar. Kur merr vendimin, e merr. Të shikosh pas nuk ka ndonjë përfitim. Kam fituar gjithçka në këtë klub”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje