TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2023, 18:09

Nejmar nuk i ndahet skandaleve dhe merr sërish vëmendjen e mediave, përfshihet në përleshje fizike në Rio de Zhaneiro

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar nuk i ndahet skandaleve dhe merr sërish vëmendjen e mediave,

Duket se Nejmar vazhdon të jetë i lidhur me skandalet, me sulmuesin brazilian që ka marrë sërish vëmendjen e mediave për jetën e tij private.

Siç bën me dije “Mundo Deportivo”, 31-vjeçari është bërë pjesë e një përleshjeje në një klub nate në Rio de Zhaneiro.

Nejmar ishte i shoqëruar nga e dashura e tij shtatzënë, Bruna Biankardi, teksa u përplas me një burrë dhe trazirat nuk munguan.

Ata u shtynë duke bërtitur me njëri-tjetrin dhe duke krijuar një situatë jo të këndshme për personat e tjerë të pranishëm, me forcat e sigurisë së klubit që u desh të ndërhynin për të qetësuar situatën.

nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje