TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2023, 16:38

Aventura si “sheik” për Sokol Cikalleshin mbyllet me 10 gola dhe 3 asiste, sulmuesi kuqezi rikthehet aty ku shkëlqeu

Shkruar nga Pamfleti

Aventura si “sheik” për Sokol Cikalleshin mbyllet me 10 gola

Sulmuesit kuqezi i përfundoi huazimi në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Khalej, por është rikthyer te Konjaspori, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua në Lindjen e Mesme në formë huazimi nga turqit e Konjasporit verën e shkuar, por klubi arab nuk ka vendosur ta blejë pavarësisht se shkëlqeu me 11 gola e 3 asiste, të cilat i siguruar mbijetesën.

Sipas mediave turke, Cikalleshi nuk pritet të largohet gjatë kësaj merkato vere, pasi klubi turk e sheh pjesë të projektit për sezonin e ri.

32-vjeçari e kishte paralajmëruar edhe më parë një rikthim në Turqi dhe tani do të nisë sërish përgatitjet për sezonin e ri.

Në grumbullimin e tij të parë, Cikalleshi nuk do të gjejë në ekip Endri Çekiçin, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Konjasporin dhe është lojtar i lirë në treg.

Cikalleshi mund të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë për t’i blerë kartonin, por nuk parashikohet një tjetër huazim.

sokol cikalleshi sulmuesi kuqezi koniaspor

Lini një Përgjigje