TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2023, 20:52

Tmerr në Brazil, gjendet i copëtuar në lumë trupi i futbollistit 19-vjeçar, prej dy javësh rezultonte i zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Tmerr në Brazil, gjendet i copëtuar në lumë trupi i

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Brazili, ku raportohet se futbollisti 19-vjeçar, Hugo Skulni, i cili u zhduk më 25 qershor pas një feste, u gjet i vdekur në një lumë në shtetin jugperëndimor të Brazilit, Mato Groso do Sul.

Ditën që u zhduk, futbollisti shkoi në një festë me miqtë e tij, teksa më pas i humbi të gjitha gjurmët.

19-vjeçari u pa për herë të fundit me miqtë që e lanë në shtëpinë e të dashurës së tij pranë qytetit brazilian të Sete Kuedas.

Sipas kreut të policisë së këtij qarku, trupi i prerë i Skulnit është gjetur, por koka jo.

Më tej thuhet se futbollisti është identifikuar falë një tatuazhi që i ka kushtuar babait të tij, i cili u nda nga jeta dy vite më parë.

hugo skulni futbollisti brazilian

Lini një Përgjigje