TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2023, 19:25

Presidenti i PSG-së nxjerr zyrtarisht në shitje Kilian Mbape: Nuk ka shanse të largohet falas, ta keni të qartë!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i PSG-së nxjerr zyrtarisht në shitje Kilian Mbape: Nuk ka

Kilian Mbape është në shitje. Këtë e ka konfirmuar sot para mediave presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi, i cili ka bërë të qartë se vendimi i lojtarit për të mos rinovuar kontratën, shtyn klubin që të kërkojë largimin e tij që në këtë verë.

Në prezantimin e Luis Enrike si trajneri i ri i kampionëve të Francës, Al Khelaifi u është përgjigjur vetëm një herë pyetjeve rreth të ardhmes së sulmuesit francez, i cili është tema më e nxehtë në këtë klub, që kur vendosi të mos rinovonte kontratën e tij, duke e mbyllur atë ekzistuese në vitin 2024. PSG nuk ka ndër mend ta lejojë të largohet falas, pas investimeve të rëndësishme ekonomike që ka bërë për të, ndaj Al Khelaifi konfirmoi se pa rinovimin, francezi cilësohej në shitje.

Pozicioni im është shumë i qartë. Nuk dua ta përsëris gjatë gjithë kohës. Nëse Kilian dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë. Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botë pa fituar asgjë!

Kjo është e pamundur. Ai kishte thënë se nuk do të largohej kurrë pa pagesë. Nuk është faji im që ai ka ndryshuar mendje tani. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botë falas. Kjo është shumë e qartë.”

Kontrata që kapiteni i Francës nënshkroi në pranverën e vitit 2022, e cila i dha fund përkohësisht interesimit të Realit të Madridit, fillimisht u raportua të ishte 3-vjeçare. Megjithatë, fushata e tretë dhe e fundit në marrëveshje mund të aktivizohet vetëm nga Mbape, të cilit me sa duket i është dhënë afat deri në fund të muajit për të marrë një vendim.

kilian mbape sulmuesi francez naser al khelaifi presidenti i psg

Lini një Përgjigje