TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2023, 19:03

Luis Enrike e nis me batuta prezantimin si trajner i PSG: Thoni çfarë të doni, nuk marr vesh asnjë fjalë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luis Enrike e nis me batuta prezantimin si trajner i PSG: Thoni
Luis Enrike është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i PSG-së. Tekniku spanjoll ka firmosur për dy vite me skuadrën franceze, ku padyshim do të ketë si objektiv kryesor fitoren në Ligën e Kampioneve. Një objektiv që e ai e ka cilësuar si fiksim, jo vetëm për kiubin e tij, por edhe për të tjerët që synojnë këtë trofe.

Jam i shumë i lumtur që po firmos për PSG. Falënderoj presidentin dhe drejtorin sportiv për besimin e tyre dhe shpresoj t’ua kthej në sezonet në vijim.

Ideja ime e futbollit është ajo e një futbolli ofensiv, një futboll që argëton tifozët dhe mbi të gjitha një futboll i cili jep rezultate të mira. Ky është objektiv im, për këtë kam ndihmën e klubit, mendoj se mbështetësve tanë do t’u pëlqejë ajo që do të shohin.

Trysni për të fituar Ligën e Kampioneve? Mua më pëlqen të ndjej trysni, është fantastike, ka rreth 10 ekipe me të njëjtin fiksim. Ka ekipe me më shumë eksperiencë se ne, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta fitojnë. Duhet që të jemi ambiciozë dhe të kërkojmë versionin tonë më të mirë të ekipit. Ky është një objektiv për të gjithë ne.

E di që nuk do të kem problem me mediat, pasi nuk kuptoj asnjë fjalë çfarë thoni. Mund të thoni çfarë të doni se gjithsesi nuk e kuptoj”, tha duke qeshur Luis Enrike para gazetarëve në prezantimin e tij.

luis enrike trajneri spanjoll psg

Lini një Përgjigje