
Erion Zabeli, mbrojtësi i Shqipërisë U-19 është transferuar në Premier Ligë te skuadra e Brentfordit, duke regjistruar kështu një hap të madh në karrierë.
Sportistët shqiptarë po ngrenë lart flamurin kuqezi, një ndër ta është dhe 18-vjeçari, i cili po shkëlqen në Angli.
Zabeli është rritur si futbollist në Akademi Angleze, ndërsa tashmë po hedh hapa të sigurt në karrierë.
Pas eksperiencave në moshat e Uotfordit FC e së fundmi pjesë e Oksford Junajtid, tani transferohet në radhët e Premier Ligës.
18-vjeçari, 1.90 i gjatë luan si qendërmbrojtës por mund të luaj mjaft mirë edhe në linjën e djathtë.
Gara për qendërmbrojtësin duket se ka qenë e vështirë për bardhekuqtë. Kjo pasi për pjesëtarin edhe të kombëtares prej moshës U-15 – U-19 të Shqipërisë, ka pasur interesim nga disa klube të mëdha. si: Lids Junajtid, Brajton apo Sauthempton në Angli.
Ofertat nuk munguan as nga klubet skoceze si Renxhërs, por madje duke u zhvendosur dhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar, por në fund ishte Brentfordi që siguroi shërbimet e futbollistit të lindur në vitin 2004.
View this post on Instagram
“Bletët” siç njihen ndryshe shohin te Zabeli një të ardhme të sigurt. Madje duke e krahasuar për stilin e tij dhe fizikun e mënyrën e lojës që zotëron me mbrojtësin anglez, Xhon Stons, i cili aktualisht është pjesë e Mançester Sitit, e konsiderojnë ndër më të mirët në botë në rolin e tij.
Zabeli i bashkohet kështu Armando Brojës, duke u bërë shqiptari i dytë që luan në elitën e futbollit anglez. Ai është pjesë gjithashtu edhe e Kombëtares shqiptare teksa numëron 9 paraqitje me ekipet zinxhirë, ndërsa tani pritet të jetë hallkë kryesore e Kombëtares U-21.
Lini një Përgjigje