
Lexhia e Varshavës ka arritur të fitojë miqësoren ndaj Salcburgut me rezultatin 0-2. Në këtë test miqësor, vend kishte edhe për Ernest Muçin, i cili ka arritur të lërë gjurmë edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës.
Në një formë fantastike, sulmuesi i Kombëtares shihet duke dribluar në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët e njëkohësisht duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm në stadium.
Këto driblime nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga klubi, të cilët kanë publikuar një video me momentet më të bukura. “Muçi çfarë po bën”, ishte shkrimi me të cilin klubi polak ka shoqëruar videon e publikuar për sulmuesin shqiptar.
Kujtojmë që Muçi në këtë sezon zhvilloi plot 32 ndeshje, ku arriti të shënonte 5 gola dhe të asistonte 7 herë për shokët e skuadrës. Në total ai ka zhvilluar 1947 minuta këtë sezon duke qenë thuajse titullar i padiskutueshëm i skuadrës polake.
Lini një Përgjigje