TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2023, 15:22

Hidhet shorti i Serisë A, kampionët dhe pretendentët e nisin jashtë fushe, sezoni i ri vjen me risi

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet shorti i Serisë A, kampionët dhe pretendentët e nisin

Federata Italiane e Futbollit ka publikuar sot kalendarin e sezonit 2023-2024 në Serinë A. Sipas njoftimit, mësohet se kampionati do të nisë më 20 gusht 2023 dhe do të përfundojë më 26 maj 2024.

Kampionët në fuqi, Napoli e nis mbrojtjen e titullit nga Frosinone, me ndeshjet e para që përfshijnë gjithashtu Bolonja – Milan, Udineze – Juventus dhe Inter -Monza.

Ndërkohë, ndryshe nga vitet e tjera, Lega ka vendosur se nuk do ketë pushim dimëror në Serinë A dhe do të luhet mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në Serinë A 2023-2024 do të ketë vetëm një raund në mesjavë, i caktuar më 27 shtator (raundi e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare. Më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.

Përplasjet direkte të kampionëve të Napolit:

Napoli-Milan —– 29/10/2023 (java e 10)

Milan-Napoli —– 11/02/2024 (java e 24)

Napoli-Inter —– 03/12/2023 (java e 14) 7

Inter-Napoli —– 17/03/2024 (java e 29)

Juventus-Napoli —– 12.10.2023 (java e 15)

Napoli-Juventus —– 03/03/2024 (java e 27)

Ndeshjet derbi:

Inter-Milan —– 17/09/2023 (java e 4)

Juventus-Torino —– 08/10/2023 (java e 8)

Lacio-Roma—12/11/2023 (java e 12)

federata italiane e futbollit seria a

Lini një Përgjigje