TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2023, 19:27

Mbrojtësi shqiptar i dërgon “sms” Silvinjos, i jep fitoren skuadrës së tij në miqësoren kundër AEK-ut të Athinës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi shqiptar i dërgon “sms” Silvinjos, i jep fitoren

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Jon Mersinaj, ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren që Lokomotiva e Zagrebit luajti kundër AEK-ut të Athinës.

24-vjeçari arriti të godiste topin me kokë pas një goditje këndi, e cila u përplas në traversë dhe më pas shkoi në rrjetë në minutën e 28.

Kaq i mjaftoi Lokomotivës së Zagrebit për të ruajtur rezultatin në këtë miqësore, me skuadrën kroate që arriti triumfin e dytë në po kaq ndeshje gjatë fazës përgatitore.

Emri i Jon Mersinaj është në listën prej 70 lojtarësh të Silvinjos që ndjek hap pas hapi çdo lojtar shqiptar që dhuron paraqitje të mira në Europë.

jon mersinaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lokomotiva e zagrebit

Lini një Përgjigje